Një traditë që prej 162 vitesh është pjesë e pandarë e Shkodrës! E tillë erdhi edhe këtë vit, mes atmosferës festive të fëmijëve dhe humorit e sarkazmës që vënë në lojë fenomenet negative të shoqërisë si dhe godasin burokracinë, korrupsionin dhe indiferencën e zyrtarëve lokalë dhe qeveritarëve.

Karnavalet e këtij viti në Shkodër u pagëzuan “Po lehim si qeni n’hanë”. Mes pankartave dhe mesazheve të të rinjve u panë të goditen situatat politike, krizat që ka krijuar qeverisja, por edhe fenomene aktuale si rasti i Big Brother.

Nën kujdesin e Bashkisë Shkodër, karnevalet u organizuan nga shoqëria kulturore “Zef Jubani”. Festa u mbyll me djegien e dordolecit që simbolizon djegien e të këqijave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu