Të nderuar qytetarë të Shkodrës,
Fundjava rezervon një sërë aktivitetesh festive në kuadër të Karnavaleve të Shkodrës!
Duke ju ftuar të bëheni pjesë e këtyre ditëve festive, ju njoftojmë se të shtunën dhe të dielën do të ketë bllokim të disa segmenteve rrugore në qendër të qytetit.
Të shtunën, më 22 shkurt, do të bllokohet:
📍 Bulevardi “Skënderbeu”, nga rrethrrotullimi i ish-“5 Heronjve” deri në kryqëzimin e ish-degës;
📍 Rruga drejt sheshit “Perash”;
📍 Segmenti pranë rrugës “Ura Dervishbeg”.
⏰ Bllokimi do të zgjasë nga ora 17:00 deri në 21:00.
🛑 Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe bizneseve për largimin e mjeteve të parkuara në të dy anët e rrugës, për t’i hapur rrugën karvanit të Karnavaleve, i cili do të shoqërohet nga fëmijët e qytetit.
Të dielën, më 23 shkurt, do të bllokohet:
📍 Bulevardi “Skënderbeu”, nga rrethrrotullimi i ish-“5 Heronjve” deri në kryqëzimin e ish-degës;
📍 Rruga “Marin Biçikemi”;
📍 Pedonalja e Gjuhadolit.
⏰ Bllokimi do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 14:00.
🛑 Edhe këtë ditë, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe bizneseve për largimin e mjeteve të parkuara, për të mundësuar zhvillimin e karnavaleve.
🔹 Në ndihmë dhe mbështetje të banorëve të zonave të prekura do të jenë patrullat e Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit, për të orientuar qytetarët.
🙏 Faleminderit për mirëkuptimin dhe ju presim të festojmë së bashku! 🎭🎶