Drejtuesi politik i Partia Socialiste për qarkun e Shkodër, Enea Karakaçi, ka zhvilluar një takim në asamblenë e zgjeruar të ZAZ 2, ku në fokus ishte analiza e zgjedhjeve të periudhës 2021–2025 dhe zgjerimi i mëtejshëm i partisë.
Gjatë këtij takimi, Karakaçi theksoi rëndësinë e rritjes së numrit të anëtarëve në çdo organizatë, duke e cilësuar këtë si një nga prioritetet kryesore për forcimin e strukturave të PS në qark. Në bashkëbisedim me përfaqësuesit e 10 njësive administrative të qytetit, ai u shpreh optimist për kapacitetet që ka partia për të thelluar rezultatin në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Statusi plote:
Analiza e zgjedhjeve 2021-2025 dhe zgjerimi i partisë me rritjen e numrit të anëtarëve në çdo organizatë ishte kryefjala e takimit në asamblenë e zgjeruar të ZAZ 2, Bashkia #Shkodër.
Bashkëbisedimi me përfaqësuesit e 10 njësive administrative të qytetit, forcon besimin se i kemi të gjitha mundësitë për të thelluar fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale të Partisë Socialiste në të gjithë qarkun e Shkodrës.
Falenderoj çdo anëtar për besimin, punën dhe angazhimin në drejtim të arritjes së fitoreve në zgjedhjet e mëparshme dhe shpreh besimin se të gjithë bashkë do të arrijmë tjetër sukses më të madh në fushatën për drejtuesit lokalë 2027-s.






