Ballina Sport Kapitullim total, Bayern Munchen dorëzohet pa kushte ndaj Manchester City-t

Kapitullim total, Bayern Munchen dorëzohet pa kushte ndaj Manchester City-t

Manchester City me një këmbë në gjysmëfinale në kurriz të Bayern Munchen pasi Pep Guardiola shkatërroi 3-0 rivalin e tij të përjetshëm Thomas Tuchel, duke i kthyer reston e disfatës në finalen e Champions dy vite më parë.

Në “Etihad” në aktin e parë në çerekfinales me të fortë në letër, skuadra vendase dominoi 3-0 gjermanët e shpërfytyruar në pjesën e dytë ku treguan probleme të mëdha në mbrojtje e duke rrezikuar madje të pësonin edhe të katërtin.

“Horror” 20 minutat e fundit për miqtë pasi golit fantastik të Rodrit në pjesën e parë, i shtoi një tjetër praktikisht Upamecano me një top të dhuruar që u përkthye në gol nga Silva i cili përfundoi nga asisti i artë i Halaand.

Por mbrëmja magjike e niorvegjezit nuk kishte përfunduar pasi vetëm disa minuta më vonë ai shënoi edhe golin e tij personal që është i 11-ti për të në 7 takime të UEFA Champions League këtë sezon. Me këtë disfatë gjithçka bëhet më e vështirë për Bayrn Munchen pasi përballë ka një kundërshtar me staturë shumë të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks