Në prezantimin për reformimin e mbrojtjes civile, duke marrë shkas nga zjarret e mëdha verën që sapo lamë pas, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Ministria e Brendshme po përgatit një hartë për të pasur të gjithë informacionin e përditësuar për shpërndarjen e forcave në terren.Sipas Ramës, kjo do të ndihmojë për të mos pasur moskoordinim në terren me të gjitha grupeve që veprojnë për fikjen e zjarreve.“Ministria e Brendshme duhet të përgatitet që të ketë një hartë të qartë të përditësuar të gjithë shpërndarjes së forcave dhe situatave që janë në territor dhe Emergjencat Civile nga ana tjetër duhet të jenë në gjendje që t’ju ofrojnë atyre këtë informacion që të gjithë ta dinë që nëse helikopteri nuk po të vjen në atë moment nuk do të thotë që nuk është diku tjetër për të bërë këtë punë dhe koha për të ardhur helikopteri duhet të jetë e ditur paraprakisht që mos bllokohen linjat e komunikimit nga konfuzioni i thirrjeve të të gjithëve”.Rama theksoi se ndërgjegjësimi për zjarret do të shtrihet edhe në shkolla.“Gjithë pjesa e shërbimit pyjor dhe pjesa e përfshirjes së shkollave në lidhje me ndërgjegjësimin për çfarë na duhet të bëjmë ne sot në mënyrë që çdo ditë duke bërë ato punët e vogla nëpër territoret e pyjeve të jemi më të përgatitur për momentin ku vjen zjarri. Dhe do angazhojmë edhe shkollat në këtë proces në bashkëpunim të ngushtë me strukturat tona në territor, të FA dhe Policisë së Shtetit, edhe të zjarrfikësve që do kenë edhe një komponent të edukimit, të vizitave nëpër shkolla, demonstrimeve të cilat janë edhe argëtuese për fëmijët, por janë edhe informuese”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, theksoi se familjet shqiptare duhet të sigurojnë jetën dhe pronat e tyre. Ai foli dhe për rritje pagash për zjarrfikësit.

“Duhet të rriten sigurimet për jetën, për banesat dhe për bizneset, për t’u përgatitur për emergjencat civile. Te zjarret klima ka ndikimin e vetë të madh, por ana tjetër e medaljeve janë zjarrvënësit, për të cilët do të kemi shtrëngim të ri në kodin penal. Është përgatitur dhe do të kalojë për konsultim publik, bashkë me masat e tjera në dëm të territorit. Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA.

Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet. Ata përballen me sfidë kolosale, gjithnjë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu