Ballina Kronike Kapet 57-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar për kultivimin e 780...

Kapet 57-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar për kultivimin e 780 bimëve kanabis në Bajzë

Screenshot

Malësi e Madhe / Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 780 bimëve narkotike, në Bajzë, kapet dhe vihet në pranga 57-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

Aleksander Malaj, 57 vjeç, banues në Bajzë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 780 bimëve narkotike kanabis, në Bajzë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 18.09.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks