Ballina Kronike Kapen tre shtetas turq në Rinas, tentuan të kalonin me dokumente të...

Kapen tre shtetas turq në Rinas, tentuan të kalonin me dokumente të falsifikuara

Tre shtetas turq janë arrestuar nga policia në Rinas pasi tentuan të kalonin kufirin me mjete identifkimi të falsifikuara.

Me operacionin policor të koduar “Last guide”, për goditjen e tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false u arrestuan në flagrancë shtetasit I. C., 34 vjeç, R. B., 19 vjeç dhe H. A., 38 vjeç, të tre banues në Turqi.

“Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të shkëmbyera me partnerët francezë, se shtetasi H. A. dyshohej se kishte ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, dy shtetas të tjerë, menjëherë kanë kontrolluar dokumentet e tij dhe të shtetasve I. C. dhe R. B.,” njoftoi policia.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks