Ballina Kronike Kapen 13 kg drogë në Malësi të Madhe, arrestohet 26 vjeçarja, në...

Kapen 13 kg drogë në Malësi të Madhe, arrestohet 26 vjeçarja, në kërkim bashkëshorti

Malësi e Madhe/Kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, për të konstatuar dhe goditur rastet e kultivimit/tharjes së bimëve narkotike, në këto ambiente.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bratosh”, zbulohet një ambient i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçare, si dhe vijon puna për kapjen e bashkëshortit të saj, autorë të dyshuar të këtij rasti.

Sekuestrohen mbi 13 kilogramë cannabis sativa, në forma të ndryshme, në proces tharjeje.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, për përshtatjen e një ambienti në fshatin Bratosh, për tharjen e bimëve narkotike, të siguruara në vijim të punës intensive anticannabis, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bratosh”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja Vilma Vulaj 26 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Armando Vulaj 29 vjeç.

Nga kontrollet në ambientin në afërsi të baneses së këtyre shtetasve, të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa, shërbimet e Policisë gejtën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mbi 13 kilogramë bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në forma të ndryshme, në proces tharjeje.

Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit A. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks