Ballina Politike Kaos dhe përplasje brenda dhe jashtë kuvendit të Shqipërisë, ndërpritet seanca. Opozita...

Kaos dhe përplasje brenda dhe jashtë kuvendit të Shqipërisë, ndërpritet seanca. Opozita nuk ndal aksionin

Përplasje të ashpra në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe Gardës. Kjo e fundit, për herë të parë ka rrethuar Kuvendin me gardh metalik me qëllim për të penguar futjen e 23 deputetëve të përjashtuar të opozitës.

Deputetët e përjashtuar mbetën jashtë sallës, ndërkohë që të tjerët krijuan kaos dhe tension brenda në seancë plenare. Deputetja Elda Hoti hodhi një material të lëngshëm drejt deputetëve socialistë, ndërsa Albana Vokshi e të tjerë nuk lejuan që KLSH të bënte raportimin në sallë.

Në skenarin e kaosit u përfshi edhe deputeti i PDIU, Gëzim Ademaj i cili mblodhi karriget pirg në Foltore. Spiropali përjashtoi dy deputetët, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Në Kuvend janë rritur edhe masat e sigurisë. Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Kuvend, por edhe zjarrfikës. Ndërkohë, deputetët e PS kanë shkuar në Kuvend rreth 1 orë para nisjes së seancës plenare.

Komisioni i Etikës përjashtoi 23 deputetë pas djegies së karrigeve dhe kaosit, me 10-60 ditë ndëshkim administrativ, kurse 4 të tjerë i gjobiti në total mbi 7 mln lekë të vjetra për dëmet e shkaktuara brenda dhe jashtë sallës.

Për shkak të tensioneve në Kuvend seanca parlamentare do të shtyhet 10 minuta.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali është shprehur se do të verifikohet se çfarë lënde hodhi Elda Hoti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks