Ekipi i Vetting te shkolla në Mjedë
Vetting ishte shkollën “Hasan Meti”, ku shihet qartë se kemi dëmtim të tubacioneve duke përmbytur pjesërisht sheshin, ku luajnë fëmijët që mund të kthehet në një vatër infeksioni. Nga informacionet në terren stafi i “Vetting” ka zbuluar se kjo shkollë nuk punon sistemi i furnizimit me ujë dhe akoma nuk kanë mbaruar këto punime.

Për të kuptuar më shumë rreth punimeve, “Vetting” u përpoq të lidhej me drejtuesin e institucionit.

Drejtoresha e shkollës deklaroi se punimet nuk janë mbyllur.

“Ju keni filmuar përjashta. Unë kam dashur të bëj aktivitet dhe nuk më kanë lejuar, pa bërë inaugurimi i shkollës nuk mundet. Sa të kryejnë punimet ata që kanë investuar dhe pastaj hajdeni të filmoni. Jo investimet nuk kanë përfunduar”, u shpreh drejtoresha e shkollës “Hasan Meti”.

Sipas ekspertit Gjokutaj, pjesa e transparencës së munguar është ajo çfarë e humbet të gjithë këtë aspekt dhe ajo çfarë bashkitë në fakt duhet të bënin.

“Të gjitha këto fonde duhet të kishin një kontroll, një mirëmenaxhim dhe një përgjegjshmëri e lartë publike e cila na mungon. Integriteti i procesit ka çeduar dhe ka kaluar në një nivel që na bënë të jetojmë këtë lloji mënyre sesi e kemi sot”, u shpreh eksperti Gjokutaj për “Vetting”.

Por problemet me tenderin lidhen edhe me mbikqyrjen, konkretisht me tenderin e zhvilluar më 12 qershor 2023. Vetëm 10 ditë më pas, Bashkia shpalli fituese kompaninë “Engineering Consulting Group” me një ofertë 1.2 milionë lekë.

Një nga kompanitë pjesëmarrëse, “Miki Consulting”, me administrator Gjeto Dukaj, paraqiti ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke pretenduar se “Engineering Consulting Group” nuk përmbushte kriteret ligjore. Sipas ankesës, oferta e shpallur fituese ishte nën vlerën minimale të lejuar, çka e bën këtë shpallje fituese jo vetëm të padrejtë, por edhe të paligjshme.

Por një kontratë tjetër me probleme që lidhet  me të njëjtën kompani është tenderi për për “Përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale në proces legalizimi”, i mbajtur më 6 tetor 2022.

Edhe në këtë rast, përsëri fitues do të shpallej kompania ALKO-IMPEX General Construction” me administrator Arbër Abazim, nip i ish-deputetit të PS-së, Sadri Abazi, me një ofertë prej 22.5 milionë lekësh. Çuditërisht, të katra kompanitë e tjera u skualifikuan që në fazën e parë, duke i hapur rrugën kompanisë nën administrim e nipit të ish-deputetit Sadri Abazi.

Një nga ofertat e skualifikuara, bashkimi i operatorëve “B92 II” & “Shendelli”, kishte ofruar më pak – vetëm 22 milionë lekë, por u përjashtua. Përfaqësuesi i kompanisë “B93 II”, Ardit Licaj, dorëzoi ankesë për mosdakordësi në përzgjedhjen e fituesit.

Por problemet nuk mbarojnë me kaq. Sipas një auditimi, rezulton se në zbatim janë konstatuar volum punimesh të pakryera, duke shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.

Sipas audituese Meri Lika, në lidhje sesi duhet të veprohet me tenderat, çështje thelbësore është kostimi i tyre.

“Kur hetohen tenderat, në lidhje me abuzimet duhet parë si është bërë kostoja e tij, si ka dalë ky çmim. Çmimi që ka dalë në tender, si është ky çmim në krahasim me të tjerët dhe si e bënë një punë një privat” tha për “Vetting” audituesja Lika.

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu