Kandidatja per deputete e qarkut Shkoder, Xhenis Çela ka zhvilluar nje takim me arkitekte te njohur nderkombetare dhe eksperte te fushes, me fokus turizmin dhe investimet ne infrastrukture. Permes nje statusi ne rrjetin social, Çela shkruan:
Shkodra, e rrethuar nga bukuritë e saj natyrore, ka një potencial të jashtëzakonshëm për të frymëzuar në transformimin e imazhit të saj. Pata kënaqësinë të takohem me z. Todd Saunders, arkitektin e njohur kanadez dhe themeluesin e “Saunders Architecture”, një studio prestigjioze me bazë në Bergen, Norvegji. Me një qasje inovative, ai kombinon mjeshtërisht arkitekturën bashkëkohore me natyrën, duke krijuar projekte të qëndrueshme dhe me identitet unik. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Dr. Prof. Florian Nepravishta dhe menaxheri i njohur ndërkombëtarisht, Luis Fernandez. Diskutuam gjerësisht mbi të ardhmen e Shkodrës dhe potencialin e saj si kryeqendër e veriut dhe qëndër e rëndësishme në rajon. Eksperienca dhe vizioni i tyre janë një vlerë e çmuar për zhvillimin urban dhe arkitekturor të qytetit tonë. Bashkëpunime të reja dhe ide novatore do të jenë shtylla e punës sonë! Projekte ambicioze na presin përpara dhe Shkodra do të marrë pamjen që meriton!