Kandidati për deputet i PD, Bardh Spahia mori mbështetjen e banorëve të zonës së spitaleve në Shkodër, gjatë një takimi që zhvilloi në këtë zonë. Ai tha se rezultati që bandat prodhuan në zgjedhjet vendore të 2023, duhet të na shërbejë për një mobilizim maksimal që t’i themi ndal kësaj qeverie në 11 Maj. Çdo presion duhet të goditet duke ndryshuar realitetin përmes votës.
Një mesazh e kishte për diasporës, e cila do të nis votimet për zgjedhjet e 11 Majit. Spahia kërkoi angazhim maksimal për t’ju bashkuar rrugëtimit të fitores, pasi arsye kanë pa fund për rrëzimin e kësaj qeverie.
Programi i PD dhe kandidatët e saj janë garancia më e mirë e fitores së11 Majit deklaroi në mbyllje Spahia.