Nga Eliona Shkreli/ Kandidati akoma I pa zyrtarizuar për Bashkinë Shkodër, z.Beci vazhdon të jetë zëdhënës I qeverisë së propagandës “fjalë shumë e gja’ jo”.

Pas premtimeve të pa realizuara si rruga e Komanit (premtim I cili ka hyrë në vitin e dytë të tij), rruga e Zogajve, hyrja e Shkodrës, rruga e Dukagjinit (për të cilën reagoi publikisht në rrjetet e tij sociale pas protestës) tani na doli një tjetër projekt që pret investim, ai I ndërtimit të urës së re që lidh Velipojën me Ulqinin!

Një fushatë projektesh të mëdha të cilat sigurisht që do ndikonin në zhvillimin e qytetit më të madh verior, por kur realizohen këto projekte?

Nëse del humbës nga këto zgjedhje, cilin nga këto projekte do realizojë Rilindja? Po pse duhet të flitet pa fund, kot në tym e në fund të fundit premtimet të mbeten thjesht të tilla?

Prej 10 vitesh Shkodra është lënë nën pluhurin e harresës dhe vëmendjes së kësaj qeverie e cila e ‘kap veshin mbrapsht’, premton në kohë ‘vjeljesh votash’ ndërkohë që investimet strategjike e zhvillimore zhvendosen në jug, në ato qarqe apo bashki ku kjo forcë politike ka votat.

Thashë ‘kap veshin mbrapsht’ sepse investimet për Veriun duhet të fillojnë aty ku ka mbetur autostrada nga Miloti në Shkodër. Një investim I cili është I domosdoshëm për të gjithë Veriun, por arsyen pse nuk gjen realizim e di vetëm kryeqeveritari me ministreshën e linjës…

Nga 42 projekte që Bashkia Shkodër ka aplikuar tek Fondi I Zhvillimit të Rajoneve nga viti 2015-2022, vetëm 4 prej tyre janë miratuar , ‘marrja e Zotit’. Ky është treguesi më I qartë se sa në vëmendje e ka patur dhe e ka kjo qeveri zhvillimin e Shkodrës si qark e si bashki!

Prandaj dhe investimet e mëdha që propagandohen mbeten vetëm premtime elektorale të cilat me t’u humbur pritshmëritë e ‘liderit të gjatë’ pas rezultatit të votimeve, të gjitha premtimet I merr era duke I çuar fondet aty ku ‘Gjithë i larti’ del I kënaqur nga rezultatet!

Ky është diskriminim, është arrogancë dhe hakmarrje ndaj një qyteti që nuk ra’ kurrë pre’ e gënjeshtrave elektorale, të një qyteti që nuk harron të shkuarën persekutuese, një qytet që konsiderohet nga Rilindja si “kundrapetal”, vetëm pse nuk voton pasaardhësit e atyre që persekutuan, internuan e pushkatuan qindra intelektualë, klerikë, patriotë dhe atdhetar, ku trupat e shumë prej tyre akoma nuk janë gjetur.

Prandaj z.Beci, ka ardhur koha për veprim se ndaj premtimeve të rreme Shkodra ka fituar imunitet!

Të marrësh duhet fillimisht të japësh…Shkodra prej 10 vitesh mbetet e diskriminuar dhe arsyet dihen, thjesht sepse nuk jep votat majtas!

Edhe nëse nuk fiton (që mbetet probabilitet 99.9%) të paktën të mbetesh burri që mbajti një premtim…s’ka rëndësi se cilin investim, vetëm realizo’ një të vetëm, që të kujtohesh jo vetëm si Beneti I Berishës, qeveria e të cilit investoi shumë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, por edhe si Beneti I Rilindjes që luftoi dhe realizoi një investim në të mirë të këtij qyteti pavarësisht rezultatit.

Trego që me të vërtetë e do Shkodrën dhe që nuk është thjesht një dashni elektorale që venitet në bazë interesash!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu