Kandidati i partisë demokratike Bardh Spahia zhvilloi një takim me tregtarët e Zdrales, të cilët i prezantuan problematikat me të cilat po përballen, duke shprehur shqetësimin për trajtimin që i bëhet biznesit të vogël, që sot ndodhet në prag falimenti. Ata kundërshtojnë edhe projektin e ri të Zdrales, që po e heq nga zonë ekonomike.

Spahia premtoi se do të jetë gjithmonë një derë e hapur dhe një zë mbështetes për biznesin, i cili në programin e Partisë Demokratike ka vëmëndjen maksimale përmes një politike fiskale lehtësuese, që e çliron nga goditja 12 vjecare e qeverisë Rama.

Programi i PD për biznesin e vogël fokusohet në heqje të taksave, mundësi edukimi dhe trajnimi për sipërmarrësit, për të rritur konkurueshmërinë dhe zhvillimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu