Bardh Spahia ka reaguar serish ne rrjetin social Facebook per situaten e kanaleve vaditese ne Postribe.

MASHTRIMI ËSHTË VES I KEQ NUK ËSHTË PUNË.

Mbas denoncimit te banorëve të Postribës per situatën skandaloze të kanaleve vaditëse në këtë njësi administrative, Bashkia Shkodër dhe drejtuesi i saj në vend që të merren me zgjidhjen e këtij problemi jetik për banorët zgjedh të mohojë ekzistencën e këtij realiteti dhe të mashtrojë ashtu siç e ka model e tipar dallues tashmë duke e konsideruar situatën e kanaleve vaditëse në Postribë si optimale dhe duke e shoqëruar madje me pamje nga kanali i Shtodrit i cili furnizon fshatrat e njësisë administrative Rrethina dhe jo Postribën.
Mbas kronikës televizive ku përfaqësuesit e bashkisë me urdhër të Becit dalin e mashtrojnë opinionin publik, banorët e fshatrave të Postribës vazhdojnë të denoncojnë pafund realitetin dhe abandonimin e plotë nga institucionet.
Ju ftoj të shikoni atë që Bashkia dhe Beci e konsiderojnë gjendje “optimale” dhe kanalet vaditëse “plot” me ujë në fshatrat e Postribës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu