Ballina Kronike Kanabis dhe përndjekje e kanosje, dy të arrestuar në Shkodër

Kanabis dhe përndjekje e kanosje, dy të arrestuar në Shkodër

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

•Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin S. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallzim një 45 vjeçare, banuese në Shkodër, se 38-vjeçari e pëndjek dhe e ka kanosur atë.

•Mbrëmjen e djeshme, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës ka ndërruar jetë shtetasi M. V., 64 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 77 vjeç, banues në Koplik, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë ka mbetur i demtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks