Një aksident tragjik ndodhi në Itali në autostradën mes Arezzos dhe Firences, ku një kamion u përplas me një ambulancë dhe automjete të tjera. Si pasojë e përplasjes, 3 persona humbën jetën dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën.

Sipas mediave italiane automjetet kishin ndaluar në momentin e aksidentit, për shkak të bllokimit të trafikut.Sipas informacioneve fillestare, kamioni nuk pati kohë të frenonte dhe goditi automjete të tjera njëra pas tjetrës, duke përfshirë një kamion tjetër, një rulotë, një autobus turistik dhe një ambulancë.

Ambulanca po transportonte një pacient 75-vjeçar dhe përplasja vrau tre personat që ndodheshin në të: pacientin, si dhe dy ndihmës mjekët që ishin në pjesën e pasme të automjetit.

Nga 15 të plagosurit njëri është dërguar në gjendje kritike në spital, katër kanë pësuar lëndime serioze, ndërsa pjesa tjetër kanë pësuar lëndime të lehta. Sipas dëshmitareve që ndodheshin në vendngjarje, ambulanca u shtyp nga përplasja më pas shpërthyen flakët. Disa shoferë arritën ta shuanin zjarrin para se të përhapej, teksa autostrada mbeti e mbyllur për disa orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu