Ballina Aktualitet  “Kam parë një tmerr”, flet nëna e Lear Kurtit: Ishte me hematoma,...

 “Kam parë një tmerr”, flet nëna e Lear Kurtit: Ishte me hematoma, i grushtuar dhe i dhunuar tmerrësisht shumë! 

Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafaj në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala ka folur për vdekjen e djalit të saj.

Ajo tha se kur e parë djalin, ishte një tmerr, pasi ishte i dhunuar. Gjatë intervistës, Fatmira Mustafa tha se me atë çfarë ka parë beson se Learin e kanë dhunuar, pasi kishte marrë goditje të tmerrshme.

Pjesë nga intervista

Nëna e Lear Kurtit: Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr. Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar. Seç nxjerrin këto kjo është e pabesueshme. Nuk e di, se janë të rinj, por kur e ndjejnë se ndiqen e hedhin, dhe jo të thonë se e ka gëlltitur. Pashë se kishte hematomë, ai është i grushtuar i sulmuar, edhe atë të kokës që kanë bërë ai ka marrë goditje të tmerrshme.

Kam folur dje në darkë më një shokun e tij, edhe ai ishte i shokuar, Personin që rrinte me Learin e njihja. Se ka parë ngjarjen nuk e di. Por si nënë unë di të them se ai ka ikur i dhunuar. Unë këtë di të them, kanë frikë të rinjtë, shikojnë orën dhe thonë o bo bo. kjo lagja jonë është e sulmuar . Unë nuk hedh supozime, por me shenjat që kam parë di të them se dhunuar tmerrësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks