Surpriza dhe konfirmime në ndeshjet e dyta të grupeve në UEFA Champions League ku Juventusi mundet sërish dhe rrezikon eleminimin që nga kjo fazë. Në krizë totale bardhezinjtë që u mundën 2-1 në Torino nga Benfica edhe pse e nisën ndeshjen menjëherë me një gol të Milik.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, PSG dominoi 3-1 Maccabi Haiffa me golat e treshes magjike Messi-Mbappe-Neymar.

Kampionët në fuqi të Europës, Real Madrid vuajtën në pjesën e parë ndaj Leipzig por në të dytën shënuan dy gola me Valverden dhe Asension për të siguruar 3-pikëshin e dytë në grupin ku Celtic e Shakhtar u ndalën në barazim.

Ka një fitues edhe në supersfidën e mbrëmjes, Manchester City-Borussia Dortmund. Erling Halaand rrëmben edhe një herë vëmendjen me një gol në versionin e akrepit për të kthyer në favor ndeshjen e Man. City që  kaloi në disavantazh pas rrjetës së Jude Bellingham, gol që fillimisht u barazua nga Stones. Po në këtë grup, Copenhagen dhe Sevilla u ndalën në barazim a gola.

Për llogari të grupit A, Napoli shkatërroi në “Ibrox Park” Rangers FC 3-0 në një ndeshje ku vendasit luajtën gjatë pjesës së dytë me 10 lojtarë. Surprizues edhe barazimi i Chelseat në shtëpi me Salzburg 1-1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu