Mbi një milion të rinj nga e gjithë bota u mblodhën në Tor Vergata në Romë për Jubileun e tyre. Shifrën e deklaroi prefekti i Romës.
Papa Leoni i XIV u kthye sërish në ditën kyçe të Jubileut të Rinisë, dita e Meshës së mëngjesit të Papës. Pasi i këshilloi pelegrinët të pushonin në fund të vigjiljes më 2 gusht, ai mbërriti sot në orën 7:30 të mëngjesit me të njëjtin helikopter të bardhë që e kishte çuar dje në sheshin Tor.
Gjatë fjalës së tij Papa tha se do të jetë pranë të rinjve në Gaza, Ukrainë dhe çdo toke të përgjakur nga lufta.
“Ne qëndrojmë me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe çdo toke të përgjakur nga lufta. Një botë tjetër është e mundur me dashurinë e Krishtit, një botë në të cilën konfliktet zgjidhen jo me armë, por me dialog”, tha Papa Leoni i XIV në fund të Meshës Jubileare.
Dje Papa përshkoi sheshin i përshëndetur nga të rinjtë e pranishëm teksa mbajti mbi shpinë edhe kryqin në Vigjiljen e Lutjeve. Ai i këshiloi të rinjtë që të kërkonin të vërtetën gjithmonë dhe të kishin kujdes nga interneti dhe rrjetet sociale, në paqartësitë që ato u sjellin.