Qytetarët kanë ndezur qirinj para Ministrisë së Brendshme në nderim të Lear Kurtit.

Rreth orës 18:00 nisi protesta nën logon “Drejtësi për Learin”, për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë pak ditë më parë.

Në shenjë proteste ata ju kanë hedhur policëve miell.

“Arsyeja pse marr pjesë është se kemi një vazhdë vrasjesh nga policia e shtetit.”, shprehet një qytetarë. “Është një ngjarje e tmerrshme në vazhdëqn e ngjarjeve po aq të tmerrshme. Është ndër gjërat më të turpshme që kanë ndodhur. Ministri i Brendshëm, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Ardi Velu të japin dorëheqjen.”, shprehet një protestues tjetër. 

Të pranishëm në protestë ishin dhe përfaqësues të PD.

Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha ka vijuar denoncimet për vdekjen e të riut Lear Kurit. Në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale ai ka publikuar foton nga spitali të 32-vjeçarit, i cili sipas Berishës ka vdekur në duart e policisë.

Në pamjet e publikuara nga Berisha, Kurti duket i shtrirë në shtratin e spitalit të Traumës në Kryeqytet pa shenja jete, ndërkohë në dorën e majtë ai ka akoma prangat të pa hequra.

Nga ana e saj policia pas vdekjes së të riut tha se ai vdiq në spital, por spitali nga ana e tyre bëri me dije se Kurti mbërriti i vdekur aty.

Po ashtu policia bëri me dije se ai vdiq për shkak të overdozës pasi gëlltiti qesen me kokainë teksa po vraponte për t’i ikur efektivëve. Lidhur më këtë ngjarje ka pasur reagime të shumta për sjelljen e policisë dhe mungesën e transparence ndërsa kane nisur edhe protestat ku kërkohet dorëheqja e ministrit Bledi Çuci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu