Screenshot

Pas emërimit nga qeveria në postin e zv/ministres së energjisë dhe infrastrukturës, Edona Bilali ka bërë reagimin e parë. Mes rreshtave falenderues për ministen Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama, ajo premton punë për Shkodrën dhe vemendje për investimet në këtë qark.

Statusi i plotë:

Nga sot një rrugëtim i ri, rikthimi në ekzekutiv një mundësi për të shërbyer drejtpërdrejtë.

Me mirënjohje dhe përgjegjësi kam pranuar ftesën për të shërbyer si Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky hap i ri, është vijim i angazhimit në funksion të zhvillimit të vendit tonë me objektiva tepër ambiciozë siç janë ato të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe qeverisë Shqiptare.

Jam plot mirënjohje për mundësinë që më ka dhënë zëvendësKryeministrja njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë @belindaballuku , për mua është vlerësim, dhe motivim për të shërbyer në një skuadër etalon i përkushtimit dhe punëve të matura me rezultate që flasin vetë. Infrastruktura dhe Energjia janë dy shtylla thelbësore në ekonominë, mirëqenien dhe qëndrueshmërinë e një vendi, për këtë arsye hapat viganë që janë hedhur në vitet e fundit flasin për zhvillimin dhe pozitën e favorshme të Shqipërisë në raport me rajonin dhe jo vetëm. Këto arritje të qenësishme kanë ardhur falë vizionit, përkushtimit dhe punës së palodhur të Ministres Balluku dhe ekipit të saj, duke transformuar rrënjësisht këto sektorë jetikë të vendit.

Dua të falenderoj njëherësh Kryeministrin @ediramaal për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të cilën e kam patur në çdo hap nga dita e parë e deri tek ky rrugëtim që nis sot.

Me shërby për qeverinë është privilegj, shërbimi ndaj qytetarëve të Shkodrës është nderimi më i madh ndaj jam veçanërisht e emocionuar që do jem ‘zëvendësministrja shkodrane në qeveri’ me përkushtim për të gjithë vendin por vëmendje të veçantë për qarkun tem të zemrës, Shkodren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu