Ditën nuk e nisën siç bëjnë normalisht, por me tezga të mbyllura dhe në protestë. Tregtarët e Rusit në Shkodër zgjodhën këtë formë reagimi pas vendimit të bashkisë së kryeqëndrës së veriut e cila ju ka 5-fishuar qiranë mujore, nga 15 në 75 mijë lekë të vjetra.

Një shumë e tillë për ta mbetet e papërballueshme dhe thonë se do të përshkallëzojnë reagimin, nëse bashkia nuk tërhiqet nga ky vendim.

Edhe pse Tregu i Rusit u inaugurua 2 muaj më parë pas një rikonstruksioni, sërish tregtarët thonë se problemet nuk janë zgjidhur plotësisht. Ndërkohë bashkia Shkodër si dhuratë ju bën rritjen e cmimit, që e argumenton si vendim të këshillit bashkiak me rritjen e tarifave në paketën fiskale të 2023. Por cuditërisht në vitin 2024 bashkia nuk argumenton pse nuk është kryer kjo rritje dhe vjelje e qirasë me ndryshimet e reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu