Ballina Politike Jozefina Topalli tregon pse u befasua dhe rezervat mbi primaret

Jozefina Topalli tregon pse u befasua dhe rezervat mbi primaret


Në “Intervistë” me Merita Haklajn në A2 CNN, Jozefina Topalli ka treguar ndër të tjera se pjesëmarrja në Primaret e Lezhës e ka befasuar. Po ashtu, ish-kryeparlamentarja tregoi se është befasuar edhe nga proceset demokratike, siç i cilësoi ajo, që ka ndjekur kryedemokrati Sali Berisha duke përmendur Kuvendet e mbajtura, Primaret e procese të tjera zgjedhore brenda PD-së.

Megjithatë, sipas saj skena aktuale politike nuk është ende gati për një proces si ai i Primareve. Siç u shpreh Topalli, strukturat e një partie jo gjithmonë nxjerrin kandidatin më të mirë. Megjithatë, Topalli e pranon se në qarkun e Lezhës ku ajo është drejtuese politike procesi ka shkuar mbarë dhe kandidati është i duhuri për t’u vendosur përballë kryetarit aktual të Bashkisë. Mendoj që nuk jemi ende gati pasi kam frikë se struktura jo gjithmonë nxjerr më të mirin. Në Lezhë ka shkuar mbarë. Dhe duhet të kem kujdes kur të them ndonjë rezervë. Edhe brenda strukturës ka xhelozi të veta. Është natyrale.

“Politika sot është kthyer në një biznes pasurimi shumë i shpejtë dhe i pandershëm.” Kështu është shprehur ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli në “Intervistë” me Merita Haklajn në A2 CNN.

Topalli nuk i kurseu kritikat për klasën e sotme politike ndërsa theksoi se në kohën kur ajo i hyri politikës realiteti ishte tjetër. Sipas saj, nëse sheh parlamentin sot, mund të vëresh rënie në performancë, në artikulim dhe rrjedhimisht edhe rënie të besimit të qytetarëve.

Ish-kryetarja e kuvendit theksoi se dikur në parlament ka qenë elita e vendit. Kur kam hyrë për herë të parë në politikë. Në parlamentin e Shqipërisë ishte elita e vendit tonë, ekonomistët më të mirë, pedagogët më të nderuar, ishin inxhinierët më të zotët. Ishin njerëz të ndershëm. Po të mos ndodhte ‘97 do të bëheshin politikanë dhe njerëz të suksesshëm.

Por kush mund të fajësohet për këtë rënie të cilësisë së prurjeve politike në vend? Për Jozefina Topallin, faji është i kryetarëve të partive. Këto kohë, sipas Topallit, liderët nuk duan njerëz me karakter të fortë pranë vetes.

Këto kohët e fundit liderët nuk duan pranë vetes me autoritet të fortë moral. Njerëz me personalitet të fortë. Njerëz që janë të nderuar në komunitetet e tyre, me reputacion dhe performancë të lartë në komunitetet e tyre…Në lista vendosen  njerëz që paguajnë. Kryetarët e kanë degjeneruar të qenurit deputet në atë fazë që njerëzit nuk e ndjekin më parlamentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks