Jozefina Topalli ka reaguar pas protestes se opozites ne kryeqytet, ku mosbindja civile u shenua me bllokimin e disa akseve rrugore. Drejtuesja politike per diasporen ne PD shkruan:

Pushteti ka humbur cdo lidhje me popullin e tij.
Kur institucionet janë kapur, kur korrupsioni dhe krimi dirigjojnë shtetin, dhe kur qytetari trajtohet si armik, protesta dhe mosbindja civile janë e vetmja rrugë për të mbrojtur të drejtën, lirinë dhe dinjitetin tonë si komb.

Në një Shqipëri ku:
• Polici vret biznesmenin dhe askush nuk mban përgjegjësi,
• Gjykatësja porosit vrasje si të ishte një skenë kriminale,
• Prokurorët bashkëpunojnë me krimin,
47% e femijeve jetojne ne varferi.

• Gjysma e popullsisë është detyruar të braktisë vendin,
kryeministri udhëton jashtë për të takuar diasporën, jo për t’i dëgjuar, por për t’i sulmuar kur ata guxojnë ta kundërshtojnë.

Nga drejtimi i vendit, në drejtimin e grushteve.
Kur qytetarët thonë të vërtetën, përgjigjja e tij është dhuna dhe arroganca. Kryeministri i Shqipërisë godet fizikisht ata që nuk heshtin, duke i lënë për barelë. Kjo është fytyra e një pushteti që e ka humbur çdo lidhje me popullin e tij.

Ndal arrogancës! Ndal dhunës!
Shqipëria meriton një të ardhme më të ndritur, jo një qeveri që sulmon qytetarët brenda dhe jashtë vendit.

🇦🇱 Fuqia është me popullin, jo me grushtin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu