Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vijon takimet me strukturat në qarkun e Lezhës, ku është deleguar si drejtuese politike. Gruaja që për më shumë se 2 dekada udhëhoqi Shkodrën në beteja tejet të vështira dhe me arritje, tashmë ka një tjetër sfidë, të njohë të njëjtin sukses me Lezhën. Topalli në rrjetin social facebook shkruan:
Organizimi dhe konsolidimi i strukturave te PD ishte pjese e axhendes se mbledhjes se kryesise se PD sot ne Lezhe.
Rritja e varferise ekstreme dhe largimi i te rinjve eshte ana tragjike e jetes ne cdo qytet, dhe si e tille eshte pjese e diskutimeve ne mbledhje, takime, kafe e kudo.
Shqiptarët kanë nisur të shpenzojnë kursimet e tyre për të përballuar kostot e jetesës që rriten muaj pas muaji për shkak të krizës së çmimeve. Për të blerë ushqime, karburant apo produkte të tjera, familjet po prekin paratë e ruajtura, thojne raportet e institucioneve financiare.
Po ata , qe nuk kane kursime?
Boll eshte boll!