Ish kryetarja e kuvendit te Shqiperise njeheresh drejtuese politike e PD per diasporen Jozefina Topalli vijon takimet me bashkeatdhetaret per zgjedhjet parlamentare te 11 Majit. Nga Italia, rajoni i Abruzzo, ajo pati nje takim te vecante me prezencen edhe te deputetit Giulio Sottanelli dhe kryetarit te komunes Roseto degli Abruzzi, njeheresh president i unionit te komunave Mario Nugnes.

Statusi i Topallit:

Falënderoj deputetin Giulio Sottanelli dhe kryetarin e Bashkise Mario Nugnes, për punën e tyre, për vlerësimin që i bëjnë kontributit të shqiptarëve në zonën e tyre dhe mbi të gjitha për njohjen e cilësive të veçanta të komunitetit tonë—një komunitet që është integruar më mirë dhe më shpejt në Itali.

Shqiptarët kanë ardhur këtu me ëndrra, me sakrifica dhe me vullnetin për të ndërtuar një jetë më të mirë për familjet e tyre. Dhe sot, ata nuk janë thjesht emigrantë, por qytetarë të nderuar, profesionistë të aftë, sipërmarrës të suksesshëm dhe një pjesë e pandashme e shoqërisë italiane.

Ky vlerësim nuk është vetëm një shenjë respekti, por edhe një dëshmi se puna dhe ndershmëria shpërblehen. Shqipëria ka shumë për t’u krenuar me bijtë dhe bijat e saj që, kudo që shkojnë, ndërtojnë ura miqësie dhe besimi.

Faleminderit për këtë mbështetje dhe për këtë shembull të vërtetë të bashkëjetesës mes popujve tanë!   Ky eshte viti i diaspores. Ata kane gjithe potencialin per te bere rotacionin ne Shqiperi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu