Ballina Sport Josa: Erzeni nuk është më surprizë. Ka më shumë pikë se ne...

Josa: Erzeni nuk është më surprizë. Ka më shumë pikë se ne dhe nesër duhet ta mundim

Vllaznia do te prese neser ne 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Erzenit i cili i shkaktoi dhe humbjen e pare ne kete kampionat. Kuptohet qe kete here eshte koha e duhur per t’i marre revanshin, por edhe vendin ne renditje.

Por nderkohe per trajnerin e skuadres shkodrane Mirel Josa, shijakasit tashme nuk mund te quhen me surprize. Keshtu te pakten eshte shprehur ai para gazetareve ne konferencen e sotme per shtyp ku nder te tjera eshte shprehur:

“Tashme askush nuk mund te thote me se Erzeni eshte nje suprize. Surprize eshte kur fiton nje ndeshje, por kur nje skuader ka vazhdimesi siç eshte rasti i Erzenit, nuk eshte me e tille.

Kjo skuader na ka mundur ne, ka mundur Partizanin, Tiranen, i ka marre pike edhe Laçit dhe keto jane rezultate te cilat na bejne qe ta vleresojme ne maksimum kundershtarin e rradhes.

Çdo ndeshje duhet fituar dhe kete gje do te kerkojme edhe neser ndaj Erzenit, skuader qe per momentin eshte me lart se ne ne renditje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks