Bashkia Shkodër, në kuadër të ushtrimit të funksioneve të saj, në fushën e mbrojtjes së mjedisit, bazuar në ligjet që ia japin këto të drejta e funksione ka bërë përditësimin e hartës dhe orareve, si më poshtë:
Qyteti i Shkodrës.
Zona Urbane e Plazhit të Velipojës ( Zona e cila kufizohet nga Rruga Nr 1, rruga Shkodër-Velipojë, Rruga Shtëpia e Peshkatarit dhe Shëtitorja këmbësore ( Pedonale))
Zona Urbane Shirokë Zogaj
Oraret për zhvillimin e aktivitetit muzikor lejohen të jenë :
Ditët e javës në orarin 19.00-23.30
Ditët e premte dhe të shtunë në orarin 19.00-24.00
Zona turistike/ bregdetare e Velipojës e cila përfshin të gjitha strukturat e Stacioneve të Plazhit ( beach-bar) të cilat ndodhen në pjesën ranore përtej shëtitores këmbësore( pedonale)
Orari lejohet të jetë :
Ditët e javës prej orës 19.00- 24.00
Ditën e premte dhe të shtunë prej orës 19.00-01.00
Zona turistike/ bregdetare e Velipojës që përfshin zonën e plazhit të Vilunit dhe zonën e Plazhit të Rrjollit.
Orari i zhvillimit të këtyre aktiviteteve lejohet të jetë:
Ditët e javës prej orës 19.00-24.00
Ditën e premte dhe të shtunë prej orës 19.00-03.00
Zona Turistike Shirokë-Zogaj. Zona jashtë zonës urbane.
Ditët e javës prej orës 19.00-24.00
Ditën e premte dhe të shtunë prej orës 19.00-01.00

Njoftohen të gjithë subjektet që gjenerojnë zhurmë në mjedis, disko, bar, restorant me muzikë live etj ,që gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, zhurma e gjeneruar të jetë brenda kritereve ligjore, njëkohësisht të zbatojnë oraret e përcaktuara në dispozitat ligjore. Në të kundërt bashkia dhe institucionet përkatëse do të ndërhyjnë për masa të rrepta ndëshkimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu