Kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Vizion+ ka mësuar se dorëheqja i është dorëzuar ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha një ditë më parë.

Ende nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra. Pak muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorisë së Beratit pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloj në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë./ vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu