Pasditen e sotme, Kryeministri Edi Rama vizitoi qytetin e Lezhës, ku inspektoi përfundimin e rrugës Rrile-Hidrovor, një projekt që lidh superstradën Lezhë-Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales.

Gjatë takimit me banorët e Lezhës, Rama u ndal tek një detaj interesant: një banor i moshuar i cili mbante një kapelë me sloganin e presidentit amerikan Donald Trump: “Make America Great Again” (Ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish).

Rama iu drejtua me humor banorit: “Hajde pak ti me atë kapele, se më myte fare, ku e ke gjet?”

Banori, duke buzëqeshur, iu përgjigj: “Ma kanë sjellë dhuratë, jam me Trump.” Rama, duke vijuar me të qeshura, e pyeti: “Mirë Amerika great again, po Lezhën si do e bëjmë?”

Banori, duke i kthyer batutën kryeministrit u shpreh: “Më mirë se Amerika!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu