Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë
Në lidhje me një foto të publikuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqen dy punonjës policie të veshur me uniformë të ulur në një lokal, me dy shishe pije alkoolike (birra) në tavolinë, ju sqarojmë se:
Menjëherë pas publikimit të fotos, nga Drejtori Vendor i Policisë Lezhë është bërë pezullimi nga detyra si dhe ka filluar hetimi disiplinor për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, bazuar në rregulloren e disiplinës së Policisë së Shtetit, për dy punonjësit e Policisë, nënkomisar P. P. me detyrë specialist në Seksionin për Rendin e Sigurinë dhe inspektor Ll. M. me detyrë nd/specialist SPZ, në Komisariatin e Policisë Mirditë.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të shkeljes së detyrës nga punonjësit e Policisë, si dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë çdo rast me të cilin ata bien në kontakt e të gjitha rastet e paligjshmërisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, ligjor e të paanshëm.






