Një aksident tragjik i mori jetën 25-vjeçarit Xhevahir Maksuti paraditen e së martës në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

I riu po lëvizte me motor pranë Bërdicës kur u përplas nga një automjet që po dilte nga një gomisteri. Përplasja rezultoi fatale dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Maksuti ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës.

Ngjarja ka tronditur miqtë dhe të afërmit e tij, të cilët kanë shpërndarë foto dhe video në rrjetet sociale, duke kujtuar pasionin e tij për motorët.

Policia arrestoi drejtuesin e automjetit, 61-vjeçarin me inicialet Rr.Gj., ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu