Ballina Bota Italia shpall Ballkanin prioritet të politikës së jashtme për 2023

Italia shpall Ballkanin prioritet të politikës së jashtme për 2023

“Italia do të jetë protagoniste e diplomacisë ndërkombëtare e nuk do të lejojmë aspak interesa ekstra europiane në territorin e vendeve të Ballkanit”, ka deklaruar sot ministri i Jashtëm i qeverisë Meloni, Antonio Tajani, i cili është i bindur se në këtë moment ekzisojnë hapësirat e duhura që Italia të jetë kontribuese e diplomacisë botërore.

Sipas tij, planet e veprimit janë të ndryshme, duke e nisur nga vendet e Ballkanit.

Antonio Tajani në konferencën e shtypit të fundivitit, ka analizuar përballë gazetarëve italianë e medias botërore prioritetet e politikës së jashtme italiane e të qeverisë së djathtë drejtuar nga Giorgia Meloni.

Numri një i diplomacisë italiane, informoi se më 24 janar në Trieste do të mbahet konferenca Italiane mbi Ballkanit e në muajt në vijim do të mbahen disa forume mbi vendet ballkanike në Prishtinë dhe në Beograd.

“Po ndjekim me një vëmendje të veçantë praninë politike e ekonomike italiane në vendet e këtij territori”, deklaroi ai.

“Kërkojmë të jemi sjellës të paqes, të stabilitetit e zhvillimit në këtë rajon”, tha Tajani, e nuk do të lejojmë minimalisht interesa ekstra europiane në vendet ballkanike”.

“Jam shumë në favor të kandidaturës së Bosnjë Hercegovinës si vend anëtar i Bashkimit Europian dhe e njëjta gjë vlen dhe për vendet e tjera kandidate si Shqipëria, Mali i Zi e Serbia.”

“Në këto territore, tha ai, Italia duhet të vlejë shumë më tepër si një fuqi ekonomike e politike.”

Sipas kreut të diplomacisë së qeverisë Meloni, prania ushtarake italiane në vendet e këtij territori, nuk është vetëm një dëshmi por duhet të jetë dhe një sinjal i rëndësishëm i politikës së jashtme italiane dhe i strategjisë ekonomike të internacionalizimit sa më shumë të sipërmarrjeve italiane si dhe i përmbajtjes së një pune të kryer mirë e që kontribuon në zhvillimin e këtij vendi.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks