Ballina Sport Italia me shumë emra të rinj, ja formacioni titullar sonte në Tiranë

Italia me shumë emra të rinj, ja formacioni titullar sonte në Tiranë

Kombëtarja e Italisë do të luajë me një formacion eksperimental në “Arenën Kombëtare” sonte në mbrëmje ku Mancini do të ndryshojë skemën në 3-4-2-1 me debutimin titullar të mbrojtësit të Atalantës, Giorgio Scalvini ndërsa në sulm që nga minuta e parë pritet të luajë Vincenzo Grifo, i mbështetur nga Zaniolo dhe Raspadori.

Fantazisti i Romës do të rikthehet të veshë fanellën e kaltër pas 8 muajve mungesë për shkak të problemeve fizike dhe mungesës në Nations League për shkak të përjashtimit që i bëri trajneri.

Në mbrojtje, në krah të shtatlartit të Atalantës, Scalvini do të rreshtohen Bonucci e Bastoni në linjën treshe përpara portierit titullar, Giggo Donnarumma.

Mesfushë me dy linja të shpejta në krahë si Di Lorenzo e Dimarco, ndërsa Verratti do të ketë në krah njërin mes Barrella-s dhe Tonali-t.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks