Ambasada e Italisë në Shqipëri prezantoi në Shkodër dy projekte për gratë e dhunuara në zonat rurale të Shqipërisë. Fuqizimi ekonomik i grave përmes projekteve konkrete dhe barazia gjinore janë dy shtyllat kryesore të prezantuara për gratë e zonave rurale të vendit tone.

Agjencia Italia për Bashkëpunim është pjesë e këtij projekti për fuqizimin e grave të dhunuara në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Dibër dhe Bulqizë.

Elizabeta Kozo, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale thotë se qeveria është e angazhuar maksimalisht në mënyrë që dhuna ndaj grave dhe vajzave të minimizohet.

Nga ky projekt i qeverisë italiane pritet që të përfitojnë 80 gra të mbijetuara nga dhuna në familje, 100 gra të angazhuara në dialog, 30 përfaqësuese nga institucionet, 15 përfaqësuese nga niveli qëndror dhe mbi 2 mijë persona në total.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu