Dibër / Kontrolle intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin ndërkohë që ishte në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër si rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kalimi, në mënyrë të parregullt, kanë kapur në afërsi të piramidës 15, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin, shtetasin Aleksander Rrasa, 25 vjeç, banues në Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu