Ballina Kronike Ishte martuar pak ditë më parë, 30-vjeçari humb jetën në një aksident...

Ishte martuar pak ditë më parë, 30-vjeçari humb jetën në një aksident tragjik në Itali (EMRI)

Një 30-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik dy ditë më parë në Itali.

Mediat raportojnë se 30-vjeçari Dorjo Duka ishte martuar pak ditë më parë dhe kishte shkuar në Itali nga Shqipëria, të shtunën së bashku me motrën e tij, për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij me të cilën ishte shumë i lidhur.

Por Dorjo Duka, 30 vjeç humbi jetën tragjikisht pas një përplasjeje natën e 21 janarit në Ponte Meduna. Fiati me të cilin udhëtonte u përplas kokë më kokë me një Mercedes CLA, drejtuesi i të cilit kishte hyrë në korsinë e gabuar.

Kushëriri 25-vjeçar, i cili ndodhej në makinë me Dorjon ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Duka, një i ri gazmor, i cili punonte në një kompani ndërtimi në Tiranë la pas gruan e tij Irisin me të cilën ishte martuar më 12 janar 2024, prindërit, një vëlla dhe motrën shtatzënë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks