Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Grizhë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja A. C., 30 vjeçe, se në vitin 2011, kur shtetasi F. R. ka qenë përgjegjës në Zyrën  e Gjendjes Civile në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur të dhënat personale të saj dhe të prindërve, të cilat më pas janë përdorur nga shtetas të paidentifikuar për të aplikuar për dokumente identifikimi. Vijojnë hetimet për rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu