Nga Mark Kroqi

Lajmi për kalimin në një shoqatë të vetme të
“ SK Vllaznia “ nga kryetari Bardh Spahia asht për tu përshendetur pasi do të kthejë rezultatet pozitive të sportetve dhe do eliminoje abuzivizmin me fondet publike .

Para dy vitesh Bashkia Shkodër ( e drejtuar nga Voltana Ademi dhe disa injorante me mangesi të theksuara në drejtimin e sportit në Bashki ) ishte e vetmja Bashki në Shqiperi që ndryshoi formen organizative të sportit të “SK Vllaznia “ duke kaluar drejtimin dhe menaxhimin e sportit shoqatatave sportive , duke mohuar kështu historinë e sporteve si pjesë e
“SK Vllaznia “dhe duke i hapur rrugë rezultateve skandaloze ( siç ka ndollur ) dhe abuzimit fondeve financiare publike .
Abuzimet arritën deri aty sa disa trajnerë paguheshin ma shumë se sportistët dhe disa presidentë shoqatash paguheshin nga fondi financiar i miratuar për sportistet (lehtësisht të verifikueshme , mjafton ti hedhesh një sy listë pagesave )

Ma mire vonë se kurrë !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu