Ballina Aktualitet “Irani mund të godasë”, pas paralajmërmit të ambasadës amerikane Antiterrori rrit praninë...

“Irani mund të godasë”, pas paralajmërmit të ambasadës amerikane Antiterrori rrit praninë në institucionet diplomatike dhe MEK

Pas paralajmërimit të ambasadës Amerikane e cili një ditë më parë në një mesazh në rrjetet sociale ngriti alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë godina të lidhura me SHBA,  apo sheshe dhe vende publike në Shqipëri,  Antiterrori ka nisur intensifikimin e planit të masave.

Burime bëjnë me dije njësia e Antiterrorit ka nisur takime me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj Izraelite.

Antiterrori ka nisur planin e masave më herët, por pas paralajmërimit të ambasadës,  ka një shtim të vlerësimit të situatës.

Në fokus të planit të masave janë kryesisht ambasada Amerikane, ajo izraelite,  godina e muxhahedinëve në Manëz, por dhe sheshe të mëdha publike në vend.

Pritet që në kuadër të masave të ketë një shtim të forcave policore në terren.

Gjithashtu pjesë e grupit të punës në planin e masave është edhe SHISH ku në bashkëpunim me Antiterrorin pritet që të kenë në fokus më shumë godinat diplomatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks