Nga Emilia Koliqi/ Fjala që do të mbahej në kushte normale⤵️
Të nderuar qytetarë,
Fushata për zgjedhjet vendore, nuk ka filluar ende zyrtarisht, por premtimet elektorale nga partia në pushtet, kanë rifilluar. Për Shkodrën, lista është e njëjta e mars-prillit 2021.
Asgjë nuk ka ndryshuar, pasi asnjë nga premtimet nuk është realizuar.
U përmendën investimet imagjinare në letër ose 3D të Shkodrës në fushatën e 2021 dhe rifilluan edhe njëherë. Në realitet asnjë investim për Shkodrën.
Pas 12 vjetësh që nga viti 2011 vazhdon të përmendet bypassi perëndimor. Ky bypass, i lënë në harresë, që vazhdon të financohet deri në vitin 2025, nuk ka një zgjidhje për këmbësorët e shumtë që frekuentojnë Shëtitoren e Molos së Liqenit të Shkodrës, nuk ka as ndriçim, çdo ditë po amortizohet dhe kanë filluar dëmtimet në atë segment rrugor.
Po Bypass-i lindor i Shkodrës, kur do të fillojë financimin?
Një projekt strategjik që i shërben lehtësimit të qarkullimit në hyrje – daljen e qytetit më të madh në Veri, dhe lidhjen kryesore të transportit rrugor të Shqipërisë me BE. E megjithëse projekti i zbatimit, është i gatshëm që në 2017, me dy variante, ARRSH nuk e ka në listën e prioriteteve.
Sa i përket projektit të hyrjes së qytetit të Shkodrës, në shtator të vitit 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi prokurimin për këtë projekt, por pa kaluar as edhe një muaj, u anulua ky tender pas një inspektimi të punimeve në bypass-in perendimor nga Kryeministri, pra FSHZH-ja e kishte shpallur prokurimin e këtij projekti , pa leje.
Premtime pa fund u bënë për këtë projekt në fushatën e vitit 2021, por po kalojnë 2 vjet e përveç reklamave të herë pas hershme, me arkitekt të huaj e pamje në 3D, ky project mbetet përsëri në letër.
Edhe pse në listën e 100 fshatrave turistikë, të përcaktuar nga qeveria shqiptare, Drishti dhe Zogaj dy zona historike e turistike, janë në pritje të investimeve të premtuara.
Për rrugën Shirokë – Zogaj tenderi u krye nga FSHZH-ja që në vitin 2021, me një financim të BERZH-it. Në korrik të vitit 2022 shkruhej se jemi në fillimin e punimeve, por jemi në shkurt të 2023 dhe ende asnjë punim nuk ka filluar.
Edhe për këtë investim po priten zgjedhjet lokale për të filluar punimet?
Kur është parashikuar të realizohet rikonstruksioni i rruges se Dukagjinit?
FSHZH me Programin e Rrugëve Lidhëse Rajonale dhe Lokale, shpalli fituesin e tenderit ne mars 2022 per projektimin e ndertimit te rruges Prekal – Qafa e Shoshajt – Lotaj and Lekbibaj – Qafa e Agrit – Nderlysa.
Po kalon nje vit, po asnje shenje nuk ka per fillimin e punes per projektimin, e kushedi kur, per zbatimin e ketij projekti.
Si gjithe te tjeret, edhe ky investim, mbetet ne premtimet elektorale.
Mundësi ekonomike të humbura për Dukagjinin.
Autostrada Adriatiko-Joniane, një vendim me rëndësi strategjike për Ballkanin, i marrë nga Bashkimi Europian, fillon në Muriqan të Shkodrës dhe përfundon në Kakavijë.
Me 2 gusht 2022, kur po prezantohej nisja e projektit të autostradës Adriatiko-Joniane Korridorit Blu, ministrja e infrastrukturës dhe zv.kryeministre, per segmentin e pare te ketij korridori Muriqan -Miloti tha “po presim projektimin”.
Para disa diteve u zhvillua një takim mes Komisionit të Ekonomisë dhe Financave me Banken Europiane per Rindertim dhe Zhvillim.
Une i pyeta se kur do te filloje segmenti i pare i kesaj autostrade. Po presim projektin, qe te bejme vleresimin- ishte përgjigja e njejte si e ministres.
Projekti për segmentin Muriqan – Lezhë të Korridorit Adriatiko-Jonian, ka filluar më 15 dhjetor 2021.
Kur do të përfundojë ky project? Kur do të fillojë ndërtimi i këtij segmenti, duke patur parasysh lidhjen me autostradën e Malit të Zi dhe fluksin e lëvizjeve në këtë segment, sidomos gjatë sezonit veror?
Por qeveria, e ka busullën në drejtim të kundërt, kur përmendet veriu, e në veçanti Shkodra, dhe ndërtimin e autostradës nuk e ka filluar nga Muriqani.
Po për rrugën Shëngjin-Rana e Hedhun- Boks Rrjoll pse nuk punohet? Pse janë ndërprerë punimet edhe në këtë segment, kur premtohej se do përfundonte në 2019?
Shkodra përmbytet nga kaskada e Drinit si pasojë e mungesës së investimeve në infrastrukturën mbrojtëse dhe shkarkuese.
Pse nuk merren në kosideratë përmbytjet e vazhdueshme të NënShkodrës dhe dëmi i shkaktuar në zonat e përmbytura? Pse nuk ka asnje investim për argjinaturën e mbrojtjes nga përmbytjet?
Pra, të gjitha investimet e Shkodrës vetëm reklamohen dhe asnjë gjë nuk është efektive.
Në programin e qeverisë për këtë mandat theksohej rilindja rurale, duke investuar më shumë në infrastrukturë, ujësjellës-kanalizime, por lista e investimeve të buxhetit 2022 dhe 2023 vertetoi edhe një herë shpërndarjen e pa barabartë te investimeve publike.
Ndërsa premtohet rritje harmonike dhe e qëndrueshme të zonave urbane dhe rurale, sot më shumë se kurrë predominon shpërndarja e pa barabartë e investimeve dhe mungesa e investimeve të huaja. Për veriun e Shqipërisë, numri i investimeve ka qënë minimalist, i pa përfillshëm me kontributin e rajonit të veriut në PBB duke e aneksuar terësisht, si një përgjigje ndaj bindjeve politike.
Por Kushtetuta e RSH, me zotimin për prosperitetin e të gjithë kombit, në nenin 18 thekson se: Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe një nga të cilat janë bindjet politike.