Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tiranë ka shpallur hapjen e garës për implementimin e sistemit të rregullimit automatik për njësitë e reja gjeneruese nëpërmjet HEC “Vau i Dejës” dhe implementimi automatik.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, do të rregullohen disbalancat nëpërmjet hidrocentraleve dhe pumped storage. Përmirësimet kanë si synim të rrisin cilësinë, saktësinë e ofrimit të shërbimit, por edhe gamën e shërbimeve të ofruara.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, KESH do të implementojë këtë projekt me qëllim rregullimin automatik të disbalancave të shkaktuara nga njësitë e rinovueshme të gjenerimit, si: sistemi fotovoltaik në HEC Vau i Dejës, dhe do të jetë i gatshëm për rregullimin automatik për sistemet fotovoltaike që KESH do të implementojë në të ardhmen, si: sistemi fotovoltaik në digën e Belshit etj. Gjithashtu, ky investim do të përmirësojë performancën e sistemit elektroenergjetik shqiptar.
Për shkak të natyrës dhe profilit të gjenerimit, impiantet fotovoltaike shkaktojnë disbalanca të vazhdueshme, kryesisht gjatë ditëve me mot të paqëndrueshëm. Në kushte të paqëndrueshme atmosferike gjatë stinëve vjeshtë- dimër- pranverë, disbalancat rezultojnë rreth 30% sipas mesatares mujore dhe deri në 70-90% në dië të veçanta, ndërsa gjatë verës janë edhe më të ulëta, rreth 10-20%, thuhet në dokument.
Për të siguruar mbarëvajtjen e punës në prodhimin e energjisë do të përmirësohen edhe softuëare dhe hardëare, që do të zëvendësohen me të reja, të cilat do të jenë prodhim i ri dhe i teknologjisë së fundit.
Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 94 milion e 551 mijë lekë.






