Banorët e dy fshatrave, Kullaj dhe Dragoç në njësinë administrative të Postribës protestuan këtë të hënë, duke kundërshtuar rikonstruksionin e rrugës që lidh këto fshatra me qëndrën e njësisë. Ata kërkojnë që investimi të përfshijë edhe zgjerimin e rrugës, jo thjesht riveshjen me asfalt, pasi në këtë formë bëhet burim aksidentesh. Duke akuzuar bashkinë Shkodër se po kryen investim elektoral dhe duke i ndarë zonat në të majta dhe të djathta, ata thonë se kërkesat e tyre nuk kanë sfond politik, por nëse nuk merret parasysh, do të bllokojnë punimet.
Banorët patën edhe një ballafaqim me administratorin e Postribës, i cili e pranoi se investimi përfshin vetëm riveshje me asfalt dhe jo ndërhyrje të tjera.
Protestat do të përshkallëzohen me bllokim të rrugës dhe mos lejim të punimeve deri në marrjen parasysh të kërkesës së tyre, paralajmëruan banorët e këtyre fshatrave.