Ditën e nisën me protestë dhe jo si herë të tjera duke pritur pasagjerët për të udhëtuar.
Drejtuesit e mjeteve të transportit publik që bëjnë linjën Shkodër-Rrethina kërkojnë t’i jepet fund informalitetit dhe shteti t’i kompensojë për çmimin e naftës.
“Nafta është 2500 lekë, kemi rënë në hall me shtetin për naftën dhe makina e paligjshme. Paguajmë licencën çdo muaj dhe na mbyti informaliteti. Policia nuk punon si duhet.”
Shqetësimin thonë se e kanë ngritur disa herë por pa marrë një zgjidhje, edhe pse janë 13 furgonë që shtetit i paguajnë detyrimet financiare rregullisht.
Gjendja ka ardhur duke u përkeqësuar dhe po shkojnë drejt falimentit.
“Gjendja ka shkuar në atë pikë sa nuk jemi në gjendje me pagu as licencën dhe jo më me çu bukë në familje.”
Informaliteti është një prej shqetësimeve kryesore që mbizotëron në shumë linja të territorit të Shkodrës.








