Ditën e sotme, me datë 20 shkurt 2024, është mbledhur Asambleja e Përgjithshme LXX e Ipeshkvijve të Shqipërisë. Në ambientet e Selisë së Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ku janë zhvilluar punimet e Asamblesë, ndër të tjera janë mbajtur edhe zgjedhjet e reja, meqenëse sipas Statutit të KISH-it, mandatet përkatëse tri vjeçare kishin përfunduar.
Në këto zgjedhje të reja, ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, është zgjedhur President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, detyrë të cilën deri më sot e ka kryer Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodër-Pultit.
Imzot Simon Kulli – Ipeshkëv i Sapës, Zv/President i Konferencës Ipeshkvnore
Imzot Giovanni Peragine – Administrator Apostolik i Jugut, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore.
I përcjellim urimet më të përzemërta ipeshkvit tonë të dashur, si dhe bashkëvëllezërve të tij ipeshkvij. Ju kërkojmë të luteni për ta bashkë me ne, që Zoti t’i udhëheqë e t’i ndihmojë në këto përgjegjësi të reja për Kishën në Shqipëri.
Falenderojmë Hyjin!
