Ballina Aktualitet IMT nis verifikimet në Velipojë, bizneseve u lihet afat deri më 5...

IMT nis verifikimet në Velipojë, bizneseve u lihet afat deri më 5 mars për çmontimin e strukturave

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër ka nisur verifikimet në terren në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri turistik në plazhin e Velipojës.

Drejtori i IMT-së, Pierin Lazri, bëri të ditur se janë kryer kontrolle të strukturave të shërbimit të ngritura përgjatë vijës bregdetare, duke i ballafaquar me dokumentacionin përkatës të administruar nga institucionet përgjegjëse.

Sipas Lazrit, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 649, datë 16.10.2024, “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të gjitha strukturat e përkohshme të shërbimit, përjashtuar instalimet sanitare publike dhe pikat e vrojtimit, duhet të çmontohen me përfundimin e afatit sezonal, me qëllim rikthimin e plazhit në gjendjen e tij natyrore.IMT i ka lënë afat të gjithë subjekteve që të bëjnë lirimin vullnetar të brezit rënor deri ne datën 5 Mars, në të kundërt do të ndërhyhet në bazë të ligjit…..sink Pjerin Lazri – Drejtor IMT Bashkia Shkodër

Ky proces është pjesë e masave për garantimin e rendit dhe standardeve në administrimin e vijës bregdetare, me qëllim që plazhi i Velipojës të jetë i lirë, i sigurt dhe i përgatitur në kohë për sezonin e ri turistik. Autoritetet bëjnë apel për bashkëpunim nga ana e bizneseve, në mënyrë që ndërhyrjet të shmangen dhe procedurat të përmbyllen në mënyrë vullnetare dhe brenda afateve të përcaktuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks