HISTORIA E BEKIM KOÇEKUT: 

Për shkak të një incidenti fatal në moshën 1 vjeçare, 47-vjeçari Bekim Koceku jeton në karrocë. Historia e Bekimit i ka rrënjët që në fëmijërinë e tij, një familje e madhe me shumë pjesëtarë, me gjashtë fëmijë, 4 vëllezër, 2 motra dhe dy prindërit.

Bekimi rrëfen se nuk ka qenë e thjeshtë jeta për të pasi që në moshën 1-vjeçare për shkak të një incidenti ka pësuar djegie në trup të cilat i kanë privuar jetesën normale dhe kushtet fizike. Sot Bekimi jeton me familjen e njërit prej vëllezërve dhe nënën, por mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, pasi ai ishte njëri prej atyre pronarëve që iu prishën shtëpizat e ndërtuara në Theth. Ai ishte një ndër kundërshtarët dhe protestuesit guximtarë që i doli mjeteve të rënda përpara për të mos lejuar që shtëpizat që ai i ka ndërtuar me kredi, siç edhe shprehet, të mos i prishen.

“Isha një vjeç kur u dogja, një dorë dhe dy këmbët nuk i kam. 15 vite kam ecur duke u zvarritur në tokë në shi dhe dëborë pasi nuk kishte as karroca të posaçme. Sipas rrëfimit të prindërve, në atë kohë ka m qenë i lidhur në djep dhe më kanë vënë një furnelë pranë këmbëve të ngrohem. Prindërit kanë qenë në punë por unë kam luajtur dhe kam marrë flakë. Gjithçka ka ndodhur në një kasolle. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë. Në atë kohë ishim në Shkodër. Kam vazhduar shkollën fillore dhe më pas atë tetëvjeçare duke më mbajtur në shpinë prindërit.
Në Theth kisha 5 shtëpi prej druri, dhe një ku jetoja së bashku me tim vëlla dhe bashkëshorten e tij. Kisha vetëm një muaj që kisha nisur shfrytëzimin e tyre. Asnjë pikë beton nuk është derdhur për ndërtimin e tyre.
Deri në shtator kisha prenotime nga turistët, çdo datë ishte e zënë, ku 90 përqind ishin turistë të huaj. Për ndërtimin e tyre kisha marrë borxh, pak investime, kredi. Investimi kishte kaluar mbi 170 mijë euro”, tha ai. / me zemer te hapur

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu