Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të rikthehet sërish në Theth, për të nisur aksionin e dytë për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur. Pas operacionit të parë në muajin korrik, ku u shembën disa struktura të paligjshme, këtë herë autoritetet synojnë prishjen e rreth 40 objekteve raporton newspower.al. 

Sipas burimeve te newspower.al, ndërhyrja vjen si pjesë e masave për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Thethit, një zonë me rëndësi të veçantë natyrore dhe turistike. Objektet që do të prishen raporton newspower.al janë kryesisht ndërtime pa leje të ngritura përgjatë viteve të fundit, të cilat konsiderohen se dëmtojnë peizazhin dhe shkelin rregullat e administrimit të parkut. IKMT thekson se do të vijojë aksionet për të ndaluar çdo tentativë të re për ndërtime pa leje në zonë, ndërsa paralajmëron edhe masa ndëshkuese ndaj atyre që shkelin ligjin. Ky është operacioni i dytë i madh në Theth për vitin 2025, duke treguar përpjekjen e shtetit për të vendosur kontroll mbi urbanizimin e pakontrolluar në një nga destinacionet më të vizituara të Alpeve Shqiptare./ newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu