I vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet 36-vjeçari.
Sekuestrohen pjesë veshjesh të djegura, që dyshohet se i ka mbajtur autori, gjatë ngjarjes, dhe celulari i tij.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi:
Rogest Mera 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje.
Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.